Mustafa: LDK-ja nuk përqahet nëse dy-tre ish-deputetë nuk janë propozuar për në kryesi

26 gusht 2019 | 09:15

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka reaguar ndaj pakënaqësive të shfaqura për përbërjen e kryesisë së re të kësaj partie, ky dy ish-deputetë dhe kryetari i komunës së Vushtrrisë nuk u bënë pjesë e saj.

Mustafa përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se nuk përqahet LDK-ja, në qoftë se, dy-tre (ish) deputetë nuk janë propozuar për Kryesi, kurse të njëjtit janë propozuar dhe janë zgjedhur në organin më të lartë të LDK-së, në Këshillin e Përgjithshëm.

“Sa i përket Kryesisë, ajo ka një përbërje që siguron suksese”, ka shkruar Mustafa.

Shkrimi i plotë i Mustafës:

Të nderuar veprimtarë,

LDK është unike në vizionin e saj për të ardhmen. Për përqarjet trumbetojnë ata që synojnë të na dëmtojnë në procesin zgjedhor.

Nuk përqahet LDK-ja, në qoftë se, dy-tre (ish) deputetë nuk janë propozuar për Kryesi, kurse të njëjtit janë propozuar dhe janë zgjedhur në organin më të lartë të LDK-së, në Këshillin e Përgjithshëm. As në rastin se nga një degë është zgjedhur një e re, (Kryetare e Forumit të Gruas) e nuk është propozuar, kësaj radhe, Kryetari  i Komunës.

Nuk i cilësoj të pavend pritjet e atyre që nuk janë zgjedhur në Kryesi, por i vlerësoj  të pa vend dhe qëllimkëqia deri edhe te fjalori rrugaq i atyre që këtë e ciësojnë si punë të klaneve, komunistëve dhe të SHIK-ut.  Të tillë janë ata që e thonë, jo LDK-ja. Të tillët bien e qohen me këto botëkuptime, si me dashurinë e pare.

Jam i vetëdijshëm për rrethin në të cilin jetojmë dhe se nga disa shpenzohen shuma të majme parashë të vjedhura për ta përqarë LDK-në, por unë nuk rri, nuk punoj dhe nuk shoqërohem me të tillët.

I shpërfilli!

Janë qytetarët, ata që vlerësojnë se cilët janë njerëzit më të përgatitur e më të pakorruptuar, se kush mund t’i qojë në BE e kush ua kallë rrugën për BE, se kush ka dije ta zhvillojë ekonominë e kush ka prirje që ta shkatërrojë buxhetin….

Sa i përket Kryesisë, ajo ka një përbërje që siguron suksese.

Kam besim në qytetarët tanë! IM

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, ka kujtuar Shën Terezën në…