Mustafa: Nisma për shfuqizimin e Speciales, e vonshme

25 dhjetor 2017 | 21:14

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa njëheresh kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në një intervistë për “Radio Televizionin e Kosovës”, i ka quajtur të pamatura dhe jo të mençura përpjekjet e deputetëve të caktuar të Kuvendit të Kosovës për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale.

“Ishin veprime të pamatura mirë, jo të mençura. Nuk duhet të hyjmë në veprime të tilla. Nuk do të doja që akuzat e bëra ndaj njerëzve tanë të dalin të vërteta”,”, ka thënë Mustafa.

Ai ka thënë se nisma për shfuqizimin e Gjykatës Speciale ishte zhvillim i paparashikuar dhe se LDK-ja ka dhënë qëndrimin e vet.

“Asnjëherë nuk na është thënë se ka iniciativa për shfuqizim të ligjit. Kjo iniciativë ishte e vonshme, pasi tashmë janë caktuar prokurorët, janë ndarë mjetet dhe është caktuar selia. Ishte veprim i nxituar dhe i pa vend”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një proces i nisur muaj më parë për plotësim ndryshimin…