Mustafa: Një ditë e madhe për Kosovën

03 qershor 2020 | 19:05

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa ka uruar Avdullah Hotin për marrjen e postit të kryeministrit.

Në profilin e tij në “Facebook”, Mustafa ka shkruar se kjo është një ditë e madhe për Kosovës.

Sipas tij, vota e deputetëve që sot votuan Qeverinë Hoti do ta shpëtoj Kosovën.

Postimi i plotë i Mustafës:

Një ditë e madhe për Kosovën. Kosova zgjodhi Qeverinë e re me Kryeministër, Avdullah Hoti. Urime zotni Kryeministër! Urime qytetarë të Republikës së Kosovës! Urime LDK, AAK, Nisma, AKR, parti parlamentare që përfaqësoni komunitetet joshumicë! Urime deputetë që votuat pa hezituar dhe pa u frikësuar! Vota juaj do ta shpëtojë Kosovën. Sot përcollëm një ekspoze të qartë, konkrete me orientime vizionare të Kryeministrit tonë. Të njeriut me tipare humane, me dije të thella shkenëcore; i thjeshtë dhe i afërt me njerëz. Nuk e ofendoi askend; apeloi për ura bashkëpunimi; reflektoi vullnet të paskajshëm për familjen evropiane dhe euroatlantike. Zotni Kryeministër, Të priftë e mbara së bashku me kabinetin tuaj të mrekullueshëm!

(M.K /Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri Lulzim Basha,  ka uruar…