Mustafa njofton Kosnettin për ecurinë e diskutimeve me LV-në për formimin e qeverisë

18 nëntor 2019 | 15:33

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa së bashku me nënkryetarët e kësaj partie ka takuar sot ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett.

Sipas njoftimit për media të LDK-së, gjatë takimit Mustafa ka njoftuar ambasadorin Kosnett lidhur me rrjedhën e diskutimeve me Lëvizjen Vetëvendosje sa i përket çështjeve programore.

“Në veçanti, u diskutua lidhur me harmonizimin e arritur deri tani në fushën e sundimit të ligjit, ekonomisë, çështjeve sociale, arsimit e shëndetësisë. Kryetari Mustafa shprehi interesimin e LDK-së që Kosova sa më shpejt të ketë institucione funksionale që dalin nga kërkesat e qytetarëve për ndryshim, të shprehura qartë në zgjedhjet e 6 tetorit. Ai po ashtu falënderoi Ambasadën e Shteteve të Bashkuara për përkrahjen e vazhdueshme në të gjitha proceset në të cilat ka kaluar Kosova”, është thënë në njoftimin e LDK-së.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka thënë…