Mustafa: Nuk e lejojmë këmbën e LV-së në oborrin e LDK-së

26 dhjetor 2019 | 21:05

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka përshtypjen se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka qenë e sigurt që marrëveshja me partinë e tij të arrihet.

Sipas tij, zotimi palëve për presidentin nga LDK-ja, do të tregonte një përkushtim dhe besim në partnerin e koalicionit dhe një përkushtim që ai koalicion do të zgjasë më shumë se një vit.

“Unë kam dalë qartë dhe kam thënë që nuk ka asnjë emër për presidentin. Nuk është koha tash të kandidojmë president të vendit”, ka thënë Mustafa.

Ai ka thënë se nuk mund të përzihet LDK-ja te LV-ja se kë do ta bëjnë kryeministër.

“Mundet edhe neve të mos na pëlqej Albin Kurti sepse nuk përzihemi në atë punë”, ka thënë Mustafa.

Ai tha se deklaratat se LV-ja e pranon Vjosa Osmanin si presidente mirëpo jo edhe LDK, janë me qëllim të keq dhe nuk mundet partneri i koalicionit të përzihet në punët e brendshme të partisë.

“S’do t’i lejojmë askujt që ta vë këmbën në terrenin e LDK-së, ne do ta menaxhojmë partinë tonë”, ka thënë Mustafa.

Mustafa thotë se po të lëshojnë pe në ofertat e LV-së, atëherë “s’kemi parti me dhe e bëjmë Albin Kurtin kryetar të LDK-së”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Isa Mustafa, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, e ka…