Mustafa pranon urime nga Angelina Eichhorst

06 gusht 2019 | 11:36

Me një lidhje telefonike, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa ka pranuar urime nga zëvendësdrejtoresha Menaxhuese për Evropë dhe Azinë Qendrore / Drejtorja për Evropën Perëndimore, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë në Shërbimin e Veprimit të Jashtëm Evropian, Angelina Eichhorst.

“Eichhorst uroi kryetarin Mustafa për rizgjedhjen në mandatin e tretë në krye të LDK-së dhe theksoi zotimin e institucioneve të Bashkimit Evropian për vazhdimin e përkrahjes së Kosovës drejt integrimit euroatlantik, me theks të veçantë përmbylljen e dialogut Kosovë – Serbi”, është thënë në njoftimin e LDK-së.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Rregullator i Energjetikës dje ka vendosur çmime të reja…