Mustafa: Rasti i abuzimit të të miturës në Drenas ndikon në kredibilitetin e policisë

12 shkurt 2019 | 12:52

Ministri i Brendshëm, Ekrem Mustafa, gjatë raportimit në Komisionin për Integrime Evropiane, ka thënë se rasti i abuzimit të të miturës në Drenas ndikon në kredibilitetin e policisë

“Kam ftuar në takim të gjithë akterët. Kemi kërkuar që procesi i hetimit të fillojë që në ditën e parë. Kam kërkuar të merren masa. Nuk besoj që qytetarët e Kosovës do ta humbim besimin në institucionin e policisë, por rasti në fjalë ndikon në kredibilitetin e policisë”, ka thënë Mustafa.

Ai ka kërkuar të hetohet procedura e hetuesisë deri te momenti i tërheqjes së aktakuzës, por edhe i procesi i tërheqjes së saj.

“Të hetohet rasti i policit që është përfshirë në këtë aktakuzë. Nuk do të thotë se do përfundojë zinxhiri i hetimeve aty ku ka mbetur”, ka thënë Mustafa.

Ndërsa deputeti nga radhët e Nismës Socialdemokrate Milaim Zeka, ka thënë se mbledhja e këtij komisioni do të duhej të mbahej pa prezencën e medieve, meqë sipas tij, kur janë mediet këtu bëhet më shumë spektakël.

“Me atë seancë të jashtëzakonshme Kuvendi ia ka qit faqen e zezë Kosovës, dhe policisë. Kemi mund të thërrasim seancë për të bërë debat për disa hetues”, ka thënë Zeka. /Ksp/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Torontos ruan kreun në Konferencën e Lindjes pas…