Mustafa: Rezoluta që u votua në Kuvend nuk është zgjidhje për dialogun

16 dhjetor 2018 | 12:34

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka reaguar ndaj votimit të djeshëm të rezolutës së dialogut me Serbinë, që është propozuar nga PSD-ja.

Përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, Mustafa ka shkruar se votimi në Kuvend i rezolutës së propozuar nga PSD-ja për dialogun me Serbinë, nuk është zgjidhje për dialogun por, është zgjidhje afatshkurtër për të mbetur në pushtet koalicioni i dështuar qeverisës.

“Ky nuk është vendim gjithëpërfshirës, siç dëshiron ta mashtrojë veten dhe adresën e vet ndonjë ndërkombëtar. Kosovës i nevojitet një proces i dialogut dhe marrëveshje e arritur dhe e përkrahur nga shumica e paraparë me Kushtetutë. Një marrëveshje e qëndrueshme. Çdo veprim tjetër është blerje kohe dhe mashtrim. Procesi dhe Marrëveshja eventuale për dialogun e ekipeve të improvizuara pa legjitimitet me votë të qytetarëve dhe e institucioneve pa legjitimitet kushtetues është në dëm të Kosovës dhe do të kundërshtohet fuqishëm nga LDK-ja”, ka shkruar Mustafa.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liderët opozitarë në Serbi janë zotuar për të vazhduar protestat…