Mustafi ankohet për spastrim etnik nga Serbia: Lugina të jetë prioritet i Qeverisë së Kosovës

29 tetor 09:09

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptarë në Serbi, Ragmi Mustafi, ka thënë se shpopullimi i popullatës shqiptare nga Lugina e Preshevës është një problem me të cilin janë duke u përballur.

Sipas tij, ky shpopullim ka ndodhur nga kushtet e vështira me të cilat ata janë duke u përballur.

Ai në një intervistë për Ekonomia Online shtoi se ata janë të diskriminuar nga Serbia dhe se me pasivizimin e adresave, pra përmes mjeteve administrative po bëhet spastrimi etnik.

“Po ky është një problem real, po nuk është problem shpopullimi i popullatës, por kushtet në të cilat e kanë dërguar shpopullimin e popullatës,të cilët kanëqenë pjesë e diskriminimit të vazhdueshëm nga Republika e Serbisë. Madje pasivizimiështë nga rastet më eklatante në botë, ku përmesmjeteve administrative siçështë konstatuar nga Komiteti i Helsinkitbëhet spastrimi etnik, kjo ka qenë tema që kemi diskutuar me institucionet e Kosovës dhe njëra nga temat që e kemi diskutuar nëUashington”.

Mustafi tha se në Preshevë nuk ka as një prokuror, është vetëm njëzjarrfikës e sipas tij, këto janë të dhëna të tmerrshme.

“Çështja e diskriminimit për një kohë të gjatë, nëse një qytetarë si unë ka kryer Fakultetin në Kosovë dhe nuk ka arritur ta nostrifikoje diplomën për 10-20 vite ai nuk mund të presë më që të krijohen kushte ku ta realizoj profesionin e vet pra ka pasur një diskriminim strukturor dhe jo vetëm në kuptimin e mos njohjes së diplomave, por edhe në fushën e arsimit, kulturës, informimit, në fushën e ligj-zbatimit, nuk kemi as një prokurorë e kemi vetëm njëzjarrfikës, pra janë të dhënat të tmerrshme, integrimi dhe pjesëmarrja e qytetarëve në institucionet publike”, tha ai.

Mustafi, foli edhe për mbështetjen nga Kosova e Shqipëria, duke shtuar se çështja e Luginës duhet të jetë edhe njëra nga prioritetet e qeverisë kosovare.

“Qeveria e Kosovës dhe qeveria e Shqipërisë së fundmi kanë qenë shumë mëproaktive, mund të theksojë se Qeveria Kosovës ka qenë jashtëzakonisht më shumëproaktive me vendosjen e linjës buxhetore për ndihma në 2 milionë për qytetarët e Luginës së Preshevës. Ajo që ne po kërkojmëështë që çështja e Luginës të jetë edhe njëra nga prioritetet e Qeverisë së Kosovës”.

“Shifra nuk kemi por që ka shumë tërijnë të cilët e kërkojnëperspektivën e vetë ekonomike nëperëndim kjo mbase është shumë e qartë”, tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjashtë persona kanë pësuar lëndime trupore pasi janë rrahur mes…