Mustafi beson në sukseset e Arsenalit

27 nëntor 12:08

Mbrojtësi Shkodran Mustafi beson se Arsenali ka skuadër për të qenë i suksesshëm në Premier League dhe në Ligën e Evropës.

Arsenali të enjten do të luajë në udhëtim kundër Vorskla Potlavës në kuadër të Ligës së Evropës, kurse në fundjavë kundër Tottenhamit në Premier League.

“Një fitore eventuale kundër Tottenhamit në derbi konfirmon se je skuadër e nivelit të lartë. Ne kemi treguar lojë të madhe kundër Liverpoolit në shtëpi dhe mezi presim të luajmë edhe një ndeshje të madhe në fundjavë. Por para kësaj ndeshjeje ne kemi një tjetër lojë në Ligë të Evropës, ku në këtë garë duhet të kemi përqendrimin maksimal, sepse është një garë e rëndësishme për ne dhe shikuesit tanë”, ka thënë Mustafi, njoftoi “standard.co.uk”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Boksieri Patriot Behrami ndihet krenar se ka triumfuar në turneun…