Muzafer Shala: Duhet ta fuqizojmë shumë më tepër kërkimin shkencor

19 korrik 2019 | 15:25

Ministri i ri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Muzafer Shala, vizitën e parë e ka bërë te Qendra e Inovacionit në Fakultetin e Inxhinierisë në Universitetin e Prishtinës, projekt investues nga Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë.

Më këtë rast, ai ka vlerësuar se duhet të fuqizohen shumë më tepër kërkimet shkencore.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se përpjekjet kërkimore janë të rëndësishme për shoqërinë e Kosovës.

Postimi i plote i Shalës:

Ekipeve inovative u duhen vegla dhe infrastrukturë për të transformuar idetë e tyre prandaj kam zgjedhur që vizitën e parë ta bëj pikërisht tek Qendra e Inovacionit në Fakultetin e Inxhinierisë në Universitetin e Prishtinës, projekt investues nga Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë.
Natyrisht që ky investim do të jetë i suksesshëm duke marrë parasysh gatishmërinë e stafit të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike të cilët tashmë janë në përfundim të planit strategjik për funksionalizimin e kësaj qendre që do të jetë në shërbim të studentëve të UP-së, ndërmarrjeve inovative në proces të parainkubimit dhe inkubimit dhe për të gjithë të rinjtë e interesuar për përgatitjen profesionale në fushën e inovacionit.
Duhet ta fuqizojmë shumë më tepër kërkimin shkencor dhe transferin e teknologjisë nga universitetet dhe kolegjet. Përpjekjet tona kërkimore janë të rëndësishme për shoqërinë që ne i shërbejmë.

Fotografia e Muzafer Shala

Fotografia e Muzafer Shala

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), Shyqiri Bytyqi, ka…