Nadal: Më mungon kontakti me fansat

07 maj 2021 | 18:39

Tenisti spanjoll Rafael Nadal aktualisht po luan në turneun e Madridit, ku është kualifikuar në çerekfinale.

Pas triumfit në Barcelonë ai synon të korrë një sukses edhe në kryeqytetin spanjoll, në turneun e fushave me dhe.

“Për momentin mendoj vetëm për këtë turne dhe jo për Roland Garros. Jam i kënaqur me paraqitjen që po bëj dhe kam besim në të ardhmen time”, ka thënë Nadal.

“Çdo ndeshje që luaj më ndihmon për t’u përmirësuar dhe për të arritur në formën optimale. Më vjen keq vetëm për faktin që nuk ka shumë tifozë, ose aspak. Më mungon kontakti me njerëzit, përfshirë edhe familjen time, pasi e di që më ndjekin në televizor. Gjithsesi, nuk ankohem, pasi falë këtyre masave që po merren arrijmë të luajmë pas një pushimi të gjatë”, ka shtuar Nadali.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shoqata e Matematikanëve të Kosovës është votuar për Çmimin “Evropiani…