Nadali eliminohet nga Australia Open

17 shkurt 2021 | 17:13

Tenisti Rafael Nadal ka pësuar humbje befasuese në çerekfinale të Australia Openit.

Nadali u mposht nga kundërshtari Stefanos Tsitsipas, që fitoi me rikthim për ta siguruar kualifikimin në gjysmëfinale. 3-6, 2-6, 7-6 (4), 6-4 dhe 7-5 ishin rezultatet në të gjitha raundet, pra Tsitsipas arriti që nga disavantazhi në dy raundet e para të korrë fitore.

Tsitsipas tani është në gjysmëfinale të Australia Openit për herë të dytë, ndërsa është bërë lojtari i tretë që ia del që me rikthim ta mposhtë Nadalin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar numërimin e votave të…