Nadali eliminohett nga Mastersi i Parisit

03 nëntor 2022 | 13:12

Rikthimi në fushë i tenistit spanjoll Rafael Nadal pas një pushimi 2-mujor (luajti një ndeshje në Laver Cup me Federer) nuk ka qenë ai që pritej.

Numri 2 në botë u eliminua që në debutimin e tij në turneun Masters të Paris-Bercy. Nadali u mund 2-1 (3-6, 7-6, 6-1) nga amerikani Tommy Paul. Ndeshja nisi mirë për spanjollin, por që gaboi në momentet vendimtare të setit të dytë (në tie break).

Ndërsa në setin e tretë ishte thuajse inekzistent në fushë, duke u eliminuar që në raundin e dytë Tashmë Nadal do të përgatitet për finalet e ATP në Torino edhe pse duket e vështirë. Ata që fituan në turneun Masters të Parisit janë greku Stefanos Tsitsipas, spanjolli Carlos Alcaraz (numri 1 në botë), serbi Novak Djokoviq e bullgari Grigor Dimitrov.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me intensitet të shtuar janë duke u zhvilluar punimet në…