Nadali mbështet Benzeman për ‘Topin e Artë’

27 tetor 2021 | 13:51

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema është një nga pretendentët kryesorë për fitimin e “Topit të Artë” këtë sezon, me francezin që vazhdon të mbështet nga figura të njohura, së fundmi edhe nga Rafael Nadal.

Benzema është momentalisht lojtari më i mirë në kampionatin spanjoll duke bërë një nisje fantastike me 9 gola të shënuar dhe 7 asistime.

Nadali i cili është një nga tenistët më të mirë i të gjitha kohërave, ka dhënë mbështetjen e plotë për sulmuesin e Real Madridit.

“Admirimi im si lojtar, dashuria për sportin dhe profesionalizmi në moshën e tij. Paç fat dhe ke mbështetjen time për ‘Topin e Artë’ 2021”, ka shkruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Llapit e ka fituar Superkupën “Kosovë-Diasporë” pasi e…