Nadali: Me Federerin bëjmë sport, jo luftë

12 tetor 2018 | 20:15

Tenistët Roger Federer dhe Rafael Nadal kanë krijuar një miqësi të jashtëzakonshme mes tyre në vitet e fundit, duke bërë që rivaliteti në fushë të qëndrojë i tillë vetëm brenda lojës, por jashtë saj ata janë miq të mirë.

Madje zvicerani ishte i vetmi i ftuar “Vip” që spanjolli Nadal pati kur inauguroi Akademinë e tij dy vjet më parë. “Arsyeja që ne shkojmë mirë është se të dy e kuptojmë se ky është sport. Ne të dy e kuptojmë se çfarë ndodh brenda fushës dhe çfarë jashtë saj. Ndeshjet i fiton në fushë, lufton në fushë, por kur ndeshja përfundon është një jetë tjetër. Loja nuk është gjëja kryesore në jetën tonë dhe ne të dy e kemi kuptuar këtë gjë, që ky është sport dhe jo luftë, gjë që duhet ta mësojnë të gjithë”, ka thënë Nadali.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Eksperti amerikan i politikës së jashtme, David L. Phillips, në…