Nadali nuk merr pjesë në Abu Dhabi

24 dhjetor 2017 | 17:29

Turneu i Abu Dhabit nuk do të shohë në fushë prezencën e numrit 1 të botës në tenis Rafael Nadal, me spanjollin që ende nuk është rikuperuar nga dëmtimi në gjurin e djathtë që e detyron atë të shtyjë rikthimin.

Lajmi vjen vetëm 7 ditë para nisjes së turneut miqësor të Brisbane që çel me këtë ekzibicion sezonin e 2018 dhe me Australian Open që është duke afruar. Në këtë mënyrë sezoni i ri duket në vazhdimësi me mbylljen e atij që lamë pas, sepse shumë emra të me peshë të këtij sporti do të qëndrojnë në bokse, si pasojë e dëmtimeve të pësuara.

Edhe rikthimi i Murrayt shoqërohet me shumë dyshime, i stopuar vijon të mbetet Wawrinka, bashkë Raoniç, sikundër edhe Nishikori ndërkohë që Djokoviç ka lajmuar zyrtarisht rikthimin për turneun që zhvillohet në Emiratet e Bashkuara.

Nadal u detyrua të ndalonte në çerekfinalet e Parisit duke hequr dorë nga turneu ku ishte planifikuar të zbriste në fushë përballë Krajinoviq, për të munguar edhe në turneun e Bazelit.

Por kjo nuk e ndali të zbriste në fushën tenisit për Masterin e Londrës ku u pa të duelonte me David Goffin, raporton “SS”. Pas më shumë se një muaji ndalesë për t’u rikuperuar, ende nuk ka asnjë lajm të mirë nga infermieria për spanjollin 31-vjeçar. Parashikohet një sezon i komplikuar për Rafael Nadal.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Dëshiroj të ripërsëris thirrjen time për lirim, në mënyrë që…