Nadali tërhiqet nga ‘Indian Wells’

07 mars 2024 | 10:35

Tenisti spanjoll Rafael Nadal është tërhequr nga “BNP Paribas Open” në Indian Wells, Kaliforni, një natë para se të ndeshej me kanadezin Milos Raonic në raundin e pare.

Në një njoftim në X, 22-herë fituesi i Grand Slam tha se po largohet nga turneu i tenisit sepse nuk ndihet mjaft i përgatitur për të konkurruar në “nivelin më të lartë”. Kampioni i trefishtë i Indian Wells mban një rekord 59-11 në Indian Wells, raporton CNN.

“Me pikëllim të madh më duhet të tërhiqem nga ky turne i mrekullueshëm në Indian Wells”, ka shkruar Nadal.

“Të gjithë e dinë se sa shumë e dua këtë vend dhe sa më pëlqen të luaj këtu. Kjo është gjithashtu një nga arsyet pse erdha shumë herët në shkretëtirë për të ushtruar dhe për t’u përgatitur. Nuk është një vendim i lehtë, është një vendim i vështirë në fakt, por nuk mund ta gënjej veten dhe të gënjej mijëra fansa”, ka shtuar Nadal.

Në vitet që nga US Open 2022, Nadal ka luajtur vetëm në 12 ndeshje zyrtare. Nadal u eliminua nga Australian Open nga Alex Zverev i Gjermanisë më 24 janar, paraqitja e tij e fundit e madhe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dhomat e Specializuara të Hagës po kryejnë bastisje në shtëpinë…