Naftëtarët presin miratimin e ligjit, çmimet e derivateve të naftës, më të lirat në rajon

05 dhjetor 09:16

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, në një intervistë për Ekonomia Online, po shpreson që deputetët e Kuvendit të votojnë pro Ligjit për naftën.

Madje ai shpreh i bindur se deputetët nuk do të hezitojnë t’i japin dritën jeshile një ligji kaq të rëndësishëm.

“Ligji i Naftës i naftës ka kaluar në lexim të parë, besoj që edhe në lexim të dytë të kalojë sepse ky ligj nuk ka kaluar mbi një dekadë dhe i ardhur koha. Nuk ma merr mendja që nuk votohet ngase në lexim të parë ka kaluar”.

Sa i përket çmimeve ai tha se ka zbritje të lehtë, ndonëse OPEK kishte paralajmëruar se ulje mund të kishte vetëm në muajin janar të vitit të ardhshëm.

Barjani thotë e Kosova është më e lira në rajon sa i përket çmimeve, përjashtuar Maqedoninë ku akciza është më e ulët.

“Sa i përket çmimit të naftës mund ta bëjë një konfirmim se ka një zbritje të lehtë, sipas organizatës OPEK u mendua që deri në janar nuk do të ketë zbritje të çmimeve, por çmimi veç se ka një rënie të lehtë”.

“Kjo është një lajm i mirë për qytetarët e republikës tonë, edhe pse janë shërbyer me çmime më të mira në regjion, se Maqedonia, Serbia, Bosnja, Shqipëria është me e shtrenjt se ne për 35 cent. Në Kosovës dizeli është më i lirë, përveç Maqedonisë se e ka akcizën më të lirë”.

Ndryshe Qeveria e Kosovës është zotuar se do të kthejë kontrollin e cilësuesi së naftës tek Dogana e Kosovës ngase deri tani cilësinë e naftës e ka kontrolluar një kompani private.

Berjani kishte marrë premtim nga ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari se Ligji për naftën do të kalojë brenda 100 ditëshit të kësaj Qeverie.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shoqata e futbollistëve kolumbianë ka bërë thirrje për një hetim…