Nagelsmann: Ishim skuadra më e mirë në fushë

14 gusht 2020 | 14:08

Trajneri i Leipzig, Julian Nagelsmann ka dhënë komentet e tij pas triumfit në çerekfinale kundër Atletico Madrid. Nagelsmann ka shprehur mendimin se skuadra e tij ishte më e mira në fushë dhe meritoi të shkonte tutje.

“U bëmë paksa pasiv pasi morëm epërsinë 1-0 dhe ishte ndeshja e ngushtë. Ne ishim me shumë fat që shënuam golin e fitores. Por, prapë ishim skuadër më e mirë në përgjithësi dhe treguam pjekuri”, ka thënë Nagelsmann.

“Nuk më kujtohet ndonjë rast i rrezikshëm nga Atletico. Djemtë punuan për veten e tyre, influenca mund të jetë e vogël nga jashtë vijave”, ka shtuar trajneri, duke refuzuar  të pranojë meritat. Leipzig është themeluar si skuadër në vitin 2009, kurse tashmë 11 vite më vonë siguron gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Willian u largua me parametër zero nga Chelsea, kurse është…