Williani largohet nga Chelsea, prezantohet te Arsenali

14 gusht 2020 | 14:02

Willian u largua me parametër zero nga Chelsea, kurse është prezantuar në skuadrën e Arsenalit.

Ish-futbollisti i Corinthiansit, Shakhtarit dhe Anzhit do të qëndrojnë në Premier Ligë, kampionat të cilin e ka fituar dy herë në vitet 2015 dhe 2017.

Ai do të përpiqet të tërheqë shokët e tij të rinj të skuadrës drejt titullit që u mungon prej 16 vjetësh “topçinjve”. Në CV-në e tij, 32-vjeçari gjithashtu ka një Copa America të fituar me Brazilin, ku numëron 69 paraqitje.

Për ironi të fatit, Willian luajti ndeshjen e tij të fundit për Chelsean kundër Arsenalit në finalen e FA Cup, më 1 gusht, të fituar nga ekipi i Artetas. Willian do të përfitojë 220 000 stërlina në javë si futbollist i Arsenalit, skuadër me të cilën ka nënshkruar kontratë tre vjeçare.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ylli i Liverpoolit, Trent Alexander-Arnold, është zgjedhur lojtari i ri…