Nagelsmanni: Barça nuk ka para por blen çdo lojtar që dëshiron

20 korrik 2022 | 12:20

Tekniku i Bayern Munchen, Jrugen Nagelsmann ka lëshuar disa deklarata të forta ndaj Barcelonës pas shitjes së Robert Lewandowsi te spanjollët.

Në një konferencë për shtyp, Nagelsmann foli i nervozuar: “Barcelona është i vetmi klub që nuk ka para, por në fund blen çdo lojtar që dëshiron. Nuk e di se si e bëjnë këtë gjë. Është pak e çuditshme, pak e çmendur”.

Këto deklarata janë bërë pak minuta pas zyrtarizimit të sulmuesit polak me Barcelonën dhe Nagelsmannit nuk i del inati që ata i morën sulmuesin e tyre më të mirë dhe jo vetëm.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës i ka ndarë 255 mijë euro për…