Naim Jakaj emërohet sekretar organizativ i PSD-së

08 shtator 2018 | 14:13

Kryesia e Partisë Socialdemokrate ka emëruar Naim Jakaj për sekretar organizativ, në përputhje me nenet përkatëse të Statutit të kësaj partie.

Jakaj është i lindur më 1987. Sociolog, ai është në përfundim të studimeve në drejtësi.

Me përvojë në fushën e organizimit partiak, Naim Jakaj punon si këshilltar i nënkryetares së Kuvendit dhe ndihmon grupin parlamentar të PSD-së, në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri, Fatmir Limaj, së bashku me ministrin e Infrastrukturës, Pal…