Napoli barazon ndaj Barcelonës, Porto befason Arsenalin

21 shkurt 2024 | 23:04

Kanë përfunduar sfidat e radhës të vlefshme për 1/16 të Champions League.

Napoli dhe Barcelona janë ndarë në barazimin 1-1 në “Maradona Stadio”. Të parët që kaluan në avantazh ishin spanjollët, ku në minutën e 60’ ishte Lewandowski që shënoi. Goli i barazimit erdhi nga Victor Osimhen në minutën e 75’ duke bërë që stadiumi të shpërthejë në festë.

Ndeshja ishte pothuajse e barabartë dhe tepër e luftuar nga të dyja skuadrat.

Nga ana tjetër, Porto ka mposhtur Arsenalin 1-0, me portugezët të cilët kanë gjetur golin në minutën e 94′ falë Galeno.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar për herë të katërt…