Napoli duhet ta mbrojë nderin e Italisë në Evropë

18 prill 2019 | 12:53

Mbrëmjet evropiane të Napolit kanë gjithmonë një shije të veçantë, sepse përfshijnë të gjithë qytetin, madje edhe ata që nuk jetojnë me pasionin e futbollit.

Sigurisht që humbja 2-0 në çerekfinalen e vajtjes në Londër ka shtuar disi nervozizëm, por ai që karikon dhe beson te vazhdimi i aventurës së Napolit në Ligën e Evropës është trajneri i të kaltërve, Carlo Anccelotti, i cili gjithashtu nuk mund t’i shmangej edhe një komenti mbi eliminimin e Juventusit nga Liga e Kampionëve. Për sa i përket mbrojtësit të Kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj, ai pritet ta nisë nga stoli.

“Jemi skuadra e vetme italiane e mbetur në garë në Kupat e Evropës, prandaj kemi një arsye më shumë për të luftuar. Për t’ia dalë kundër Arsenalit, do të nevojitet kurajë, inteligjencë dhe zemër. Kurajë nga ana jonë pashë fare pak në ndeshjen e vajtjes; inteligjencë treguam vetëm në pjesën e dytë në Angli. Zemrën dua ta shoh që ta vëmë në fushë mbrëmjen e nesërme (sot), por së bashku me të edhe një intensitet të lartë sportiv. Është një mundësi shumë e madhe për ne për të mbajtur lart emrin e Italisë dhe nuk duhet të dështojmë. Për më shumë, do të ndihmohemi nga një ambient që jam i sigurt se do të jetë i jashtëzakonshëm dhe nëse të gjitha këto që unë kërkoj nuk do të mungojnë, jam i bindur që në fund do të kalojmë ne. Nuk do të bëjmë llogari, dua të shoh një skuadër të tërbuar”, ka deklaruar Ancelotti.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shteti i Kosovës ia ka njohur statusin e viktimës së…