Napoli ia cakton çmimin Osimhenit  

22 mars 2023 | 10:58

Nigeriani Victor Osimhen kanë bërë të ëndërrojnë mijëra tifozë të Napolit për fitimin e Serie A, arritje e cila duket shumë afër, por edhe për një sukses në Ligën e Kampionëve aty ku janë në fazën çerekfinale.

Ndërkohë, klubet më të pasura të Evropa janë hedhur në sulm për të siguruar shërbimet e sulmuesit nigerian, i cili deri tani ka arritur të shënojë 25 gola këtë sezon.

I gjendur në këtë situatë, presidenti i Napolit, De Laurnetiis, nuk ka humbur kohë dhe i ka caktuar çmimin 150 milionë paund sulmuesit.

Por ai nuk është i vetmi që ka ngjallur interes në Europë. Një tjetër lojtar që po shkëlqen është edhe gjeorgjiani Khvicha Kvaratskhelia, i cili edhe pse u ble për më pak se 10 milionë euro, tashmë e ka rritur ndjeshëm vlerën e tij me paraqitjet e shkëlqyera.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prof. dr. Emin Kabashi (Afrim Hysenaj, “Bekimi, luftëtari i bekuar”,…