Napoli me fitore e mbylli kampionatin

22 maj 2022 | 15:45

Napoli e ka mbyllur me fitore kampionatin, pasi mposhti me rezultatin 3-0 Spezian e Rey Manajt. Skuadra e Luciano Spalletit e zgjidhi shpejt ndeshjen.

Politano që në minutën e katërt ndëshkoi vendasit, ndërsa më pas Zielinski realizoi edhe golin e dytë. Skenën e mori Demme, i cili e çoi topin në rrjetë për të tretën herë.

Pesë minuta më pas Spezia shënoi me Rei Manajn, por VAR e zuri në pozicion jashtë loje dhe goli nuk kishte vlerë.

Në fundin e takimit sulmuesi shqiptar goditi edhe traversën, kurse Napoli u mjaftua me tre gola në takimin e sotëm ndaj Spezias.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Burimet ushtarake perëndimore kanë bërë një zbulim interesant gjatë ditëve…