Nasim Haradinaj mbetet në paraburgim

10 shkurt 2021 | 11:09

Paneli i Gjykatës së Apelit pranë Dhomave të Specializuara ka refuzuar apelin e Nasim Haradinaj kundër vendimit për mbajtjen e tij të mëtejshme në paraburgim.

Ndër arsyetimet e Apelit është edhe pretendimi se Haradinaj ka zbuluar emrat e disa individëve të lidhur me konfidencialitetin e hetimeve dhe ka inkurajuar mediet të bëjnë të njëjtën gjë, e që tregon se gjyqtari i procedurës paraprake e kishte vlerësuar se Haradinaj mund të vë në rrezik dëshmitarët e mundshëm përmes publikimit të informatave konfidenciale.

Nënkryetari i OVLUÇK-së, Nasim Haradinaj, ishte arrestuar më 25 shtator të vitit të kaluar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Manchester City është gati të ofrojë rreth 110 milionë euro…