Nasim Haradinaj paralajmëron kthimin e Xhabir Zharkut në Kosovë

07 qershor 2018 | 17:48

Nënkryetari i Shoqatës së Veteranëve të UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka paralajmëruar kthimin e Xhabir Zharkut në Kosovë.

Paralajmërimin Haradinaj e ka bërë përmes profilit të tij në rrjetin social “Facebook”.

Përveç mbishkrimit “Po vijmë Kosovë po vijmë !!! “Drejtësia” e Bamias u mposht! Njeriu i duhur i kthehet vendit të vet…!!”, duke aluduar në ish-prokuroren e EULEX-it, Maria Bamieh, Nasim Haradinaj ka bashkangjitur edhe një fotografi ku shihet së bashku me ish-kryetarin e Kaçanikut, Zhabir Zharkun.

Ish-kryetari i Kaçanikut, Zhabir Zharku, ishte gjetur fajtor për veprat penale të detyrimit dhe armëmbajtjes pa leje dhe ishte dënuar me tri vjet burgim, por ai nuk e ka mbajtur dënimin meqë është arratisur në Suedi.

Muajin e kaluar, Zharkut i është parashkruar dënimi me burgim dhe tani ai është i lirë të vijë në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një nga lojtarët me përvojën më të madhe në futbollin…