Festa e 28 Nëntorit, e hëna ditë pushimi për administratën publike
26 nëntor 2026
| 14:11
Për nder të festës së 28 Nëntorit, e hëna, më 30 nëntor 2026, do të jetë ditë pushimi për administratën publike në Kosovë.
Kështu ka njoftuar Ministria e Digjitalizimit dhe Administratës Publike.
“Të nderuar/a zyrtarë të administratës publike të Republikës së Kosovës, ju njoftojmë se, me rastin e festës së 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit, e hëna, 30 nëntor 2026, do të jetë ditë pushimi për administratën publike”, është thënë në njoftim.



