Edi Rama publikon pamje nga aktiviteti Shqipëri-Kosovë, fëmijët përgatisin bukë dhe pjekin flinë në saç
26 nëntor 2026
| 13:59
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shpërndarë fotografi nga aktivitetet e organizuara në kuadër të Javës Kulturore Kombëtare Shqipëri–Kosovë, ku fëmijët janë përfshirë në përgatitjen e ushqimeve tradicionale shqiptare.
Përmes një postimi në “Facebook”, Rama ka publikuar pamje të fëmijëve duke gatuar bukë dhe duke pjekur flinë në saç, duke vënë në pah ruajtjen e traditave dhe trashëgiminë e përbashkët kulturore.
“Duart e vogla që mësojnë traditat e mëdha të sofrës sonë shqiptare.
Në Javën Kulturore Kombëtare Shqipëri-Kosovë, fëmijët kanë gatuar bukën e kanë pjekur flinë në saç, duke zbuluar shijen e traditave tona të përbashkëta, që trashëgohen brez pas brezi”, ka shkruar Rama.



