Navas: Mezi e pres finalen ndaj Romës

30 maj 2023 | 14:26

Sevilla përballet me Romën në finalen e Ligës së Evropës, e cila zhvillohet të mërkurën nga ora 21:00.

Futbollisti më shumë përvojë i Sevillas, Jesus Navas, në një intervistë për “UEFA.com”, ka folur për këtë finale, duke thënë se mezi e pret përballjen me Romën që është një kundërshtar i vështirë për t’u mundur.

“Mezi pres, pasi është një tjetër mundësi e madhe. Ne do të përballemi me një kundërshtar shumë të vështirë dhe do të jetë një ndeshje e vështirë. Shpresoj të fitojmë finalen. Liga e Evropës është një kompeticion që na ka dhënë shumë dhe kënaqësia që ndjejmë ndeshje pas ndeshjeje na shtyn të shkojmë sa më larg”, ka thënë Navas.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Drita Dërmaku Liridon Dërmaku nuk arriti të diplomohej si…