Ndahen 600 mijë euro për ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës në Kishnicë

30 mars 2024 | 08:00

Ministria e Kulturës ka njoftuar se mbi 600 mijë euro janë ndarë për ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës në Kishnicë të Komunës së Graçanicës.

Shtëpia e Kulturës do të ketë një sallë me 250 ulëse, hapësira për organizimin e ekspozitave, podium për aktivitete të ndryshme kulturore, sallën e pritjes, depo multifunksionale dhe zyre.

“Me përfundimin e punimeve, artistët dhe qytetarët do të kenë një hapësirë te re kulturore për të zhvilluar e ndjekur aktivitetet artistike”.

“Investimet e Ministrisë së Kulturës për konsolidimin e infrastrukturës kulturore në Kosovë nuk do të ndalen”, ka njoftuar MKRS-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari i Përgjithshëm i AAK-së, Muharrem Nitaj, ka theksuar se…