Ndahen çmimet e kinematografisë për vitin 2021

01 qershor 2022 | 21:14

Në ceremoninë e organizuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në Kino Armata në Prishtinë, u ndanë dy çmimet vjetore në kinematografi për vitin 2021.

“Çmimi vjetor për Kinematografi” i takoi regjisores Blerta Basholli.

Ky çmim që u jepet krijuesve të dalluar, të cilët me krijimtarinë e tyre kanë lënë gjurmë të thella në fushën e kinematografisë për vitin 2021, regjisorja Basholli e pranoi nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Ndërsa, Çmimi Kombëtar për Vepër Jetësore “Bekim Fehmiu”, iu nda post-mortem aktorit, producentit dhe skenarist të gjeneratës së parë në kinematografinë kosovare, Abdurrahman Shala.

Këtë çmim që u ndahet personaliteteve të shquara të fushës së kinematografisë për suksesin, të arriturat gjatë karrierës dhe kontributin e veçantë në avancimin e kinematografisë, në emër të familjes e pranoi Genc Shala, nga ministri Hajrulla Çeku.

Gjatë vitit të kaluar, por edhe gjatë këtij viti, kinematografia jonë arriti në majat më të larta që ka arritur ndonjëherë. Përfaqësimi ndërkombëtar gjithandej planetit, çmimet e jashtëzakonshme dhe të panumërta të fituara, na rikujtuan edhe një herë që talentin e kemi brenda shtëpisë dhe se ne duhet të punojmë me të e për të, tha kryeministri Kurti në hapje të ceremonisë së ndarjes së çmimeve vjetore në kinematografi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka dhënë një konferencë…