Ndahet çmimet për shkencëtarët e vitit 2018

30 janar 2019 | 12:58

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka ndarë sot çmimin “Shkencëtar i vitit” dhe “Shkencëtar i ri i vitit” për vitin 2018, çmim ky tradicional që iu ndahet shkencëtarëve të dalluar në punën e tyre kërkimore shkencore gjatë vitit.

Çmimi “Shkencëtar i vitit”, iu nda dr. Driton Vela nga Departamenti i Fiziologjisë në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Ndërsa, çmimi “Shkencëtar i ri” iu nda Dr. Valdet Uka nga dega e Farmacisë në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Me këtë rast, ministri Bytyqi uroi fituesit e çmimit dhe i përgëzoi ata për angazhimin në punën e tyre kërkimore shkencore, njëherësh i inkurajoi që të vazhdojnë më tutje me veprimtarinë e tyre.

Ministri Bytyqi ka theksuar nevojën më të madhe të angazhimit institucional në përkrahje të hulumtuesve shkencorë, ndërsa tha se duhet të shfrytëzohen edhe mundësitë e përfitimeve nga fondet ndërkombëtare.

Bytyqi ka përmendur anëtarësimin në COST, e po ashtu edhe programin ‘Horizon 2020’ si mundësi të mira për hulumtuesit shkencorë, në mënyrë që të avancohet hulumtimi e shkenca në Kosovë, por edhe të ndërkombëtarizohet.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas dy golave të parë me Milanin, të cilat i…