Ndahet nga jeta Dr. Ahmet Goçaj specialist i Gjinekologjisë dhe Obstetër

27 janar 2024 | 19:07

Oda e Mjekëve të Kosovës ka bërë të ditur se është ndarë nga jeta specialisti i Gjinekologjisë dhe Obstetër, Dr. Ahmet Goçaj.

Njoftimi i plotë i OMK-së:

Ndahet nga jeta Dr. Ahmet Goçaj specialist i Gjinekologjisë dhe Obstetër

Dr. Goçaj studimet e përgjithshme i përfundoi në fakultetin e Mjekësisë në Shkup, në vitin 1997.

Ndërsa specializimin për Gjinekologji dhe Obstetrikë e përfundoi në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë, në vitin 2005.

Dr. Ahmet Goçaj u shërbeu qytetarëve për vite me radhë në Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren.

Oda e Mjekëve të Kosovës u shpreh ngushëllime familjarëve dhe miqëve të tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova U20 e ka mbyllur kampanjën kualifikuese për CEV EuroVolley,…