Ndahet nga jeta ish-luftëtari Behxhet Jashari, Haradinaj i prekur nga lajmi

21 gusht 2019 | 08:24

Ka ndërruar jetë ish-luftëtari i Brigadës 142 të Zonës Operative të Shalës, Behxhet Jashari, nga Strofci i Vushtrrisë.

Kryeministri në dorëheqje Ramush Haradinaj ka thënë se Behxhet Jashari ishte shembull i një edukatori shqiptar dhe patrioti të përkushtuar, i cili iu përgjigj thirrjes për t’i dalë në mbrojtje atdheut.

“I prekur nga lajmi për ndarjen nga jeta të luftëtarit të Brigadës 142 të Zonës Operative të Shalës, Behxhet Jashari, nga Strofci i Vushtrrisë. Ai ishte shembull i një edukatori shqiptar dhe patrioti të përkushtuar, i cili iu përgjigj thirrjes për t’i dalë në mbrojtje Atdheut. Ngushëllime të sinqerta familjes Jashari dhe të gjithë bashkëluftëtarëve”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot mbushen dy vjet që kur u nda nga jeta…