Ndërkombëtarët po humbin durimin në institucionet e Kosovës

20 gusht 2019 | 15:06

Ka rreth një vit që përfaqësuesit ndërkombëtarë në Kosovës i kanë shpeshtuar kritikat në drejtim të institucioneve të Kosovës, lidhur me fenomenet negative, si nepotizmi, korrupsioni apo për dukurinë, siç po quhet, të “kapjes së shtetit”.

Ata kanë theksuar se shtetet që Kosova i konsideron si mike, po e humbin durimin e tyre, duke potencuar se qytetarët e Kosovës nuk e meritojnë një trajtim të tillë nga të zgjedhurit e tyre, qoftë në nivelin qendror apo atë lokal.

Ambasadorë të akredituar në Kosovës kanë theksuar në disa raste se qytetarët e Kosovës meritojnë transparencë dhe llogaridhënie nga udhëheqësit dhe institucionet e vendit. Nisur nga këto kritika, tashmë të përditshme të përfaqësuesve ndërkombëtarë, njohësit e zhvillimeve politike në Kosovë thonë se institucionet duhet të kritikohen, pasi që korrupsioni vazhdon të jetë i pranishëm në shumë mekanizma institucionalë, madje edhe në nivele të larta të qeverisjes.

Analisti Agron Bajrami, ka thënë për “Radion Evropa e Lirë”, se shumë procese në Kosovës që nga shpallja e pavarësisë, nuk kanë shkuar siç duhet, dhe se sipas tij, dukuritë negative si korrupsioni dhe nepotizmi janë shumë evidente në vend.

“Më shumë se dhjetë vjet pas shpalljes së pavarësisë, në kohën kur Kosova do të duhej të dëshmonte se mund të jetë një shtet i qëndrueshëm, demokratik, ku sundon ligji, mendoj se është mbushur kupa edhe e perëndimorëve të cilët nuk e kuptojnë se si është e mundur të mos ketë asnjë lëvizje pozitive në gjithë këto vite në luftimin e këtyre fenomeneve, të cilat në esencën e vetë e dëmtojnë dhe e zhbëjnë shtetin e pavarur të krijuar në shkurt të vitit 2008”, ka thënë Bajrami.

Punësimet partiake dhe jo mbi bazën e meritave, sipas ambasadave të Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë së Madhe ishin arsyeja kryesore pse përfaqësuesit e këtyre vendeve janë tërhequr nga bordet.

Së fundit, zyrtari nga Ambasada e Shtetet e Bashkuara është larguar nga bordi i Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës në Kosovë, duke konsideruar se në krye të këtij institucioni është një person i pakualifikuar.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në këtë link: https://www.evropaelire.org/a/kritika-nderkombetaret-institucionet-e-kosoves-/30119297.html.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një përleshje fizike ka ndodhur të dielën mbrëma në Leposaviq,…