Ndërmarrja komunale “Higjiena” shton kapacitetin e operimit në Deçan

23 gusht 2019 | 17:45

Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj , bashkë me drejtorin e Shërbimeve Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim, Izet Zenuni, dhe bashkëpunëtorë të tjerë kanë bërë pranimin e makinerisë për mbledhjen mbeturinave në vlera prej 45 mijë euro, mjete këto të ndara nga buxheti komunal.

Sipas planit për menaxhimin e mbeturinave deri në fund të muajit tetor të këtij viti planifikohet që Ndërmarrja Komunale “Higjiena” të shtrijë rrjetin edhe në 13 fshatra të cilat grumbullimin dhe largimin e mbeturinave e bëjmë përmes kompanive private.

Fotografia e Komuna e Deçanit

Drejtori i Shërbimeve Publike, Izet Zenuni, ka thënë se sipas këtij plani komuna është në rrugë të mbarë për t’i plotësuar të gjitha kërkesat e konsumatorëve. “Tashmë kemi makineri të mjaftueshme dhe fuqi punëtore të cilët në orar të plotë arrin që të jenë çdo ditë sipas s dinamikës së punës”, ka thënë Zenuni.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Policinë e Kosovës është mbajtur trajnimi njëjavor për zyrtarët…