Ndërmarrja “Trepça” mbetet pa Bord Mbikëqyrës

24 nëntor 2021 | 17:23

Njëra nga ndërmarrjet publike më të njohura dhe më të rëndësishme në Kosovë “Trepça” ka mbetur pa Bord Mbikëqyrës.

Kjo për shkak se Bordit të Përkohshëm i ka skaduar mandati të shtunën, më datë 21 nëntor 2021, pasi ka mbushur 6 muaj nga emërimi nga Qeveria e Kosovës.

Qeveria e Kosovws më 21 maj kishte emëruar si kryetar të Bordit të Përkohshëm, Bahri Hysenin, kurse anëtarë Hekuran Nikqi, Shyqri Kelmendi, Alban Krasniqi dhe Shyqri Sadiku.

Qeveria e Kosovës është në proces të zgjedhjes së Bordit të ri Mbikëqyrës, duke përzgjedhur anëtarët e ngushtë për intevistim me gojë.

Kjo është lista e ngushtë e të përzgjedhurve për intervistim me gojë: Selim Lulaj, Goran Laziç, Adem Zogjani, Shaqir Rexhepi, Avdyl Hasani, Muharrem Peci, Fatos Krasniqi, Fadil Begu, Xhevdet Tahiri, Kimete Gashi, Nezir Rama, Muharrem Mustafa, Hasan Fejzullahu, Shyqyri Sadiku, Bahri Hyseni, Fatmir Gërguri, Betim Elezaj, Ibrahim Krasniqi, Muhamet Sadiku, Esat Peci, Bujar Bilalli, Lulzim Rexhepaj, Safet Sadiku dhe Gëzim Kastrati. /Veriu.info/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Boksieri britanik Tyson Fury, kampion bote në peshën e rëndë…