Nderohen dëshmorët Bega e Islami

18 prill 2018 | 15:10

Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, i shoqëruar edhe nga nënkryetari Naim Ferati, deputeti i PDK-së, Elmi Reçica, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, familjarë dhe qytetarë, kanë bërë homazhe të mërkurën te varrezat e dëshmorëve në nderim të dëshmorëve Sadik Bega-Mortaja dhe Driton Islami-Toni.

Me këtë rast, Luan Jahiri nga Organizata e Veteraneve të luftës së UÇK-së ka vlerësuar lartë kontributin e dëshmorëve, duke cilësuar veprën e tyre si të pavdekshme.

Me homazhe janë nderuar edhe 62 dëshmorët e tjerë të komunës së Ferizajt.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kampionia e re e Anglisë, Manchester Citye  dominon në Ekipin…