Nderohen dëshmorët dhe martirët e lirisë në Skenderaj

29 mars 2019 | 13:42

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, nënkryetari Nuredin Lushtaku, drejtorët komunalë, familjarë të të rënëve, si dhe bashkëluftëtarë të dëshmorëve, kanë bërë të premten homazhe te varri i dëshmorit Avdullah Kodra, në Kompleksin e Dëshmorëve në Marinë, në 20-vjetorin e rënies së tij.

Në kuadër të aktiviteteve të organizuara nga Komuna e Skenderajt, për nder të 20-vjetorit të rënies së dëshmorëve të kombit, delegacioni i kësaj komune ka bërë homazhe edhe te lapidari në nderim të të rënëve në Klinë të Poshtme.

Pas homazheve, kryetari Jashari ka theksuar se është obligim i tyre t’i nderojnë të gjithë dëshmorët dhe martirët që dhanë jetën e tyre për lirinë që ne sot e gëzojmë. “Është obligim i ynë t’i nderojmë të gjithë ata që dhanë jetën, që ne të gëzojmë lirinë dhe pavarësinë e vendit. Kemi qëndruar bashkë në ditët më të vështira, pse mos të jemi bashkë edhe sot në ditët e mira. Lavdi heronjve dhe martirëve të Kosovës!”, ka thënë kryetari Jashari.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Muhedin Nushi, dhe drejtori i…