Nderohen me mirënjohje infermierët e QKMF-së në Mitrovicë

12 maj 2020 | 16:01

Me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Infermierëve, drejtoresha e Shëndetësisë, Erseka Hasanaj Barani, sot ka nderuar me mirënjohje infermierët e kujdesit parësor të QKMF-së “Dr. Nexhat Çuni”, për kontributin dhe punën e tyre të palodhshme në shërbim të qytetarëve.

Këtë mirënjohje, në emër të të gjithë infermierëve e pranoi kryeinfermierja e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, Rukije Hajdari Pllana.

Drejtoresha Hasanaj-Barani ka  falënderuar të gjithë infermierët të cilët në vazhdimësi japin kontributin e tyre duke iu qëndruar pranë dhe duke u kujdesur për shëndetin e gjithsecilit qytetarë, dhe se në këtë situatë e kanë dëshmuar gatishmërinë dhe vullnetin e tyre në luftimin e kësaj pandemie me të cilën po ballafaqohet e gjithë bota.

Ndërsa kryeinfermierja Hajdari-Pllana ka falënderuar komunën dhe drejtorinë në fjalë për këtë mirënjohje, duke thënë se ka vlerë të madhe për secilin infermierë, sepse në këtë mënyrë po vlerësohet puna e tyre nga institucionet gjegjëse. (L.G/ Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar infermierët…