Ndërron jetë ish-futbollisti dhe trajneri i mirënjohur, Ilaz Sina

28 shtator 2023 | 15:28

Në moshën 88-vjeçare ka ndërruar jetë ish-futbollisti dhe ish-trajneri i mirënjohur nga Gjakova, Ilaz Sina. Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë skuadra e Prishtinës.

“Ish-futbollisti dhe trajneri i mirënjohur nga Gjakova, Iliaz Sina ka ndërruar jetë.  Sina ka qenë udhërrëfyes për futbollistë, trajnerë e gjenerata të futbollit kosovar me dekada.  Ai ka qenë trajner për një periudhë edhe te FC Prishtina (gjeneratat e reja). Klubi jonë i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Sina, miqëve të tij dhe mbarë komunitetit të futbollit. Kujtimi i tij në historinë e futbollit shqiptar do të mbetet i paharruar. U prehtë në paqe!”, thuhet në njoftimin e FC Prishtina.

Familja e Ilaz Sinës ka njoftuar se varrimi i të ndjerit do të bëhet të shtunën pasdite në varrezat e qytetit të Gjakovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Ditën e Boshnjakëve, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani u…