Ndërron jetë ish-kryetari i Prishtinës

18 janar 2018 | 11:03

Ka ndërruar jetë në moshën 87-vjeçare, ish-kryetari i Prishtinës, Sherafedin Sylejmani.

Sylejmani ka qenë kryetar i komunës së Prishtinës gjatë viteve 1963-1967, ndërsa më herët ka qenë mësimdhënës në fshatin Krajishtë të Lipjanit.

Gjatë viteve ’50-ta, ai ishte emëruar gazetar dhe redaktor i emisioneve në gjuhën turke në Radion e Prishtinës.

Në vitin 2010, Sylejmani kishte botuar librin monografik për kryeqytetin “Prishtina ime”, në të cilin ka ofruar dëshmi të çmuara mbi zhvillimin dhe rrjedhat e jetës në qytet gjatë kohës sa ishte udhëheqës i tij, por edhe të periudhave paraprake.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot ( e enjte) në orën 12:00, në varrezat e qytetit të Prishtinës.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rita Ora është shprehur tejet emocionale me rastin e ditëlindjes…