Ndërron jetë ish-luftëtari i UÇK-së, Ajvaz Karpuzi

02 janar 2022 | 11:44

Ushtruesi i kryetarit të OVLUÇK-së, Faton Klinaku, ka njoftuar se sot ka ndërruar jetë ish-luftëtari i UÇK-së, Ajvaz Karpuzi.

“Sot ka ndërruar jetë luftëtari i orëve të para të luftës së UÇK-së, bashkëpunëtori shumëvjeçar, ish Kryetari i OVL të UÇK-së dega në Lypjan, aktualisht anëtari i Këshillit Drejtues të OVL UÇK-së selia qendrore në Prishtinë, Ajvaz Karpuzi nga fshati Shalë i Lipjanit”.

“Ngushëllime Familjes, bashkëluftëtarëve e gjithë miqëve të tij. Lavdi jetës dhe veprës së tij Atdhetare!”, ka njoftuar Klinaku në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, thotë se…