Ndërron jetë ish-ushtari i UÇK-së, Isuf Qetaj

08 dhjetor 2021 | 13:43

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Isuf Qetaj nga fshati Trubohovc i Komunës së Istogut ka ndërruar jetë.

Lajmin e ka bërë të ditur ish-komandanti i Koshares, Rrustem Berisha nëpërmjet një postimi në profilin e vet në “Facebook”.

“Me pikëllim të madh dhe i rëndë lajmi për vdekjen e bashkëluftëtarit tonë Isuf Qetaj. Shpreh ngushëllimet me të sinqerta për familjen, farefisin dhe bashkëluftëtarët e Koshares. Vlerat tua do ti kujtojmë me krenari. Shpirti yt pushoftë në paqe Isuf!”, ka shkruar Berisha.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe sot ka vazhduar procesi gjyqësor ndaj Hysni Gucatit e…