UÇK-ja nuk ka pasur shanse teorike të bëjë asnjë masakër

08 dhjetor 2021 | 13:38

Edhe sot ka vazhduar procesi gjyqësor ndaj Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt në Gjykatën Speciale në Hagë.

Gucati është acaruar ndaj panelit të pranishëm në këtë seancë, lidhur me rrjedhjen e dokumentacioneve.

“Më përpara kisha menduar të vdes pesë herë, sesa të dalin këto dokumentacione tuaja, e të vijnë në zyrat tona. Këto kush i ka bo për me na qit neve në lajthitje, e dini më mirë se ne. Unë kam qenë aty, dhe kam thirr konferencën por nuk kam shpërnda. Nëse kanë ardhur në Prishtinë nga Holanda, atëherë shpërndarja ka ndodhë nga ju, jo nga ne”, ka deklaruar Gucati.

I pyetur nga Prokurorja e Specializuar se pse mendon se deklaratat e personave që i ka shpërndarë më 17 shtator janë gënjeshtra dhe fabrikime, ish-kryetari i organizatës së OVLUÇK-së, Hysni Gucati, ka thënë se UÇK-ja nuk ka pasur asnjë shanse teorike të kryej ndonjë masakër apo vrasje.

“UÇK-ja nuk ka pasur shanse teorike të bëjë asnjë masakër, asnjë vrasje ndaj qytetarëve serbë, apo ndaj dikujt. Këtë e dinë mirë edhe forcat e NATO-s dhe gjithë ndërkombëtarët se UÇK-ja nuk ka pasur teori, as praktikë e forcë që të bëjë një gjë të tillë”, është shprehur Gucati.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e Kosovës në futsall ka mësuar kundërshtarët me të…