Ndërron jetë kryetari i nëndegës së PDK-së në fshatin Çabiq, Mujë Gashi

03 dhjetor 2020 | 21:26

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) i ka shprehur ngushëllimet familjes Gashi nga fshati Çabiq i Komunës së Klinës, me rastin e vdekjes së aktivistit të saj, Mujë Gashi.

“Me pikëllim morëm lajmin e dhimbshëm për vdekjen e aktivistit të çështjes kombëtare, njëherit aktivist dhe kryetar i nëndegës së PDK-së në fshatin Çabiq të Klinës, Mujë Gashi”.

“Mujë Gashi ishte sinonim i njeriut të ndershëm, të fjalës dhe udhëheqës vetmohues, shembulli i të cilit do të shërbejë si udhërrëfyes ndër breza. I përjetshëm qoftë kujtimi për të”, thuhet në njoftimin e PDK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Kosovë do të ketë mot kryesisht të vranët dhe…