Ndërron jetë piktori Kaleshi

17 prill 2022 | 13:39

Piktori i njohur, Omer Kaleshi, ka ndërruar jetë në moshën 90-vjeçare.

Lajmi për vdekjen e tij e ka bërë me dije  kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti.

“Me pikëllim pranova sot lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëvendasit dhe mikut tim, piktorit të mirënjohur ndërkombëtarisht, Omer Kaleshi. Me kryeveprat e tij të pikturimit ai do të jetojë gjithmonë mes nesh, si shembulli më i mirë i punës së sinqertë që ngriti në piedestalet e larta vlerat e identitetit tonë kulturor, e artit që bashkon njerëzit rreth së bukurës. Nuk do ta harroj kurrë entuziazmin e tij krijues, dashurinë që kishte për vendlindjen dhe kombin të cilën e shprehte në çdo takim që kishim. Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe bashkëveprimtarëve të tij!”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
  Ministri gjerman i Drejtësisë, Marco Buschmann, ka thënë se…